Bashkia Korce: Biznesi në vendimmarrje.

Biznesi në vendimmarrje.e pavertete

Premtimi: Përfaqësues të biznesit marrin vendime dhe menaxhojnë tregun me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve në qytet.

Fakti: Situata aktuale lidhur me gjendjen e tregut me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve në qytetin e Korçës është delikate. Gjendja e këtij tregu siç përmendet edhe në analizën e premtimit 2.3 është problematike. Për këtë arësye Bashkia Korçë ka vendosur që me financimin e fondit IADSA të Qeverisë Italiane të investojë 700 mijë dollarë në ngritjen e një tregu të ri tek ish – Uzina Bujqësore. Me ndërtimin e tregut të ri nuk do të zhvendosen vetëm ambulantët e trotuareve, por edhe tregtarët e Pazarit të Vjetër të Korçës, ç’ka do t’i hapë rrugë edhe rikonstruksionit të fasadave të këtij pazari, por mbi të gjitha do t’i kthejë atij hapësirat për vizitorët[1]. Nga hulumtimi në faqen zyrtare të Bashkisë nuk rezulton të aplikohet forma e menaxhimit të tregut sipas premtimit të mësipërm në tregun aktual, por edhe në projektin nuk është parashikuar nëse do të jenë tregtarët të cilët do të manaxhojnë tregun e tyre. Ndërkohë që bizneset tregtare që ndodhen aktualisht në zonën e Pazarit të Vjetër kanë kundërshtuar zhvendosjen në këtë destinacion. Në përfundim premtimi mbetet ende i parealizuar.

[1] http://www.oranews.tv/vendi/korca-treg-te-ri-ambulant-zhvendosen-tregtaret-e-pazarit-te-vjeter/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]