Bashkia Korce: Lehtësi fiskale për bizneset e reja

Lehtësi fiskale për bizneset e reja.E vertete

Premtimi: Taksa dhe tarifa të reduktuara për iniciativa për hapjen e çerdheve, kopshteve, librarive si dhe për bizneset e reja në fushën e turizmit, teknologjive të informacionit, artizanatit etj.

Fakti: Përsa i përket këtij premtimi Bashkia Korçë rezulton se ka hequr tarifën mbi regjistrimin e këtyre kategorive të biznesit. Për persona që do të hapin aktivitet që ka lidhje me teknologjitë e informacionit si tregtim dhe riparim kompjutera, kurse për mësimin e kompjuterit, salla interneti etj si këto vlera tarifës është zero lek. Për persona që do të hapin aktivitet çerdhe, kopshte, shkolla, kurse për mësimin e gjuhëve të huaja, librari, terrene sportive, kënde lojnash për fëmijë, qendra për të moshuarit, kinema dhe përkujdesje fëmijësh tarifa e regjistrimit do të jetë zero lekë[1]. Ndërkohë në premtimet e mëposhtme janë paraqitur edhe ato raste ku Bashkia Korçë ofron ulje të nivelit të taksave vendore për biznesin e vogël për iniciativat e mësipërme. Miratimi dhe aplikimi i këtyre politikave lehtësuese fiskale e klasifikon këtë premtim të realizuar.

 

[1] http://bashkiakorce.gov.al/files4users/files/Paketa%20Fiskale%202012(2).pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]