Bashkia Korce: Mbyllja e fushës ekzistuese së mbetjeve urbane

Mbyllja e fushës ekzistuese së mbetjeve urbane.pergjithesishtvertete

Premtimi: Fillon brënda vitit 2011 rehabilitimi dhe mbyllja e fushës ekzistuese të mbetjeve urbane me fondin e siguruar nga KfV. Pas mbylljes kjo fushë do të kthehet në një sipërfaqe të gjelbër.

Fakti: Përfundimi i këtij premtimi lidhet ngushtësisht me premtimin e mëposhtëm për ngrtjen e landfillit të ri. Kjo pasi me ngritjen e vend depozitimit të ri të mbetjeve do të mbyllej edhe fusha ekzistuese. Gjithsesi për të adresuar situatën emergjente dhe për shkak se landfilli i ri është drejt përfundimit janë marrë disa masa të pjesshme për të rehabilituar fushën ekzistuese. Kështu në fund të vitit 2012, Kyetari Niko Peleshi deklaroi se kishte përfunduar pas gjashtë muajsh rehabilitimi i fushës së mbetjeve urbane në qytetin e Korçës. Një zhvillim i cili besohet se do të mund ti japë zgjidhje të përkohshme problemit për mijëra banorë të qytetit juglindor[1]. Nga kjo ndërhyrje është mbuluar pothuajse më shumë se gjysma e fushës së mbetjeve urbane dhe sapo të filloj nga funksioni landfilli që do të ndërtohet në fushën e Maliqit, kjo fushë do të mbyllet plotësisht. Në ditët e sotme për shkak se landfilli nuk ka përfunduar një pjesë e fushës ekzistuese vijon të mbetet e hapur[2]. Kësisoj premtimi i mësipërm mbetet pjesërisht i realizuar.

[1] http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/perfundon-rehabilitimi-i-fushes-se-mbetjeve-urbane-ne-korce-135936.html

[2] http://krwm.al/index.php?option=com_content&view=article&id=90&Itemid=194&lang=sq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]