Bashkia Korce: Ndërtim i landfillit të ri

Ndërtim i landfillit të ri.pergjithesishtvertete

Premtimi: Gjatë vitit të parë të mandatit të dytë fillon ndërtimi i landfillit të ri sanitar. Ky projekt rajonal që do të financohet nga banka gjermane KfV, do të zgjidhë përfundimisht problemin e depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit të Korçës.

Fakti: Më Nëntor të vitit 2014 u hap rruga e investimit për ndërtimin e landfillit të Maliqit, landfilli i cili do ti shërbejë të gjithë qarkut Korçë. Pas 8 vjetësh pritje, kohë në të cilën u deklaruan nisja e punimeve, vetëm vitin e kaluar nisi proçesi i tenderimeve. Por përpara se të fillojë puna për ndërtimin e landfillit, duhet të shpronësohen rreth 90 familje. Në muajin Janar të vitit 2015 proçesi i shpronësimit ishte drejt përfundimit ku pjesa me e madhe e familjeve ishin financuar nga fondi për dëmshpërblim. Ndërkohë paralelisht ka vazhduar edhe proçesi i tenderimit, ku mendohet që brënda muajit Prill të këtij viti të nisin punimet[1]. Projekti i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta ne Qarkun e Korçë kap shifrën 12,5 milionë euro dhe parashikon zgjidhjen përfundimtare të problemit të mbeturinave për 28 bashki dhe komuna në qarkun e Korçës. Mbështetjen financiare për këtë nismë e ka dhënë Banka Gjermane për Zhvillim[2]. Përsa më sipër, duke qënë se këto ditë kemi nisjen e punimeve për ndërtimin e këtij landfilli dhe venia në funksion parashikohet në një periudhë të shkurtër brënda këtij viti, premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar.

[1] https://www.youtube.com/watch?v=fRpTVIfD9jA

[2] https://www.youtube.com/watch?v=VQCJeWUx26w

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]