Bashkia Korce: Sistem i ri i grumbullimit të mbetjeve në lagjet tradicionale të qytetit

Sistem i ri i grumbullimit të mbetjeve në lagjet tradicionale të qytetit.E vertete

Premtimi: Grumbullimi i mbetjeve në lagjet tradicionale të qytetit, do të realizohen me anë të koshave të veçantë plastikë për çdo familje duke ndarë mbetjet organike nga ato jo organike. Projekti realizohet me mbështetjen e KfV.

Fakti: Në kuadër të projektit Administrimi i Mbejteve të Qarkut Korçë me mbështetje të bankës gjermane KfV, krahas investimeve në ndërtimit e landfillit të ri dhe mbylljes së fuushave ekzistuese për depozitimin e mbetjeve, Bashkia Korçë ka aplikuar edhe vendosjen e koshave plastikë në lagjen tradicionale të qytetit për mbledhjen e mbetjeve. Në kuadrin e masave imediate u realizua edhe blerja e pajisjeve (kosha, kontenierë) e mjeteve për mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve. Realizimi i këtij projekti është kryer në vitin 2012 dhe është pasqyruar gjerësisht edhe me foto në faqen zyrtare të KRËM[1]. Ky premtim konsiderohet i realizuar.

[1] http://krwm.al/index.php?option=com_content&view=article&id=90&Itemid=194&lang=sq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]