Bashkia Korce: Stop informalitetit

Stop informalitetit.E vertete

Premtimi: Të gjitha bizneset e liçensuara do të pajisen me pullën e sigurisë për tu evidentuar nga bizneset e tjera. Çdo qytetar ka mundësi të kontrollojë në faqen zyrtare të bashkisë listën e biznesve të regjistruara dhe të denoncojë në numrin e vënë në dispozicion çdo rast informalitetit.

Fakti: Në fillimin e këtij mandati, Z. Niko Peleshi u angazhua në luftën kundër informalitetit. Në bashkëpunim me Agjensinë Rajonale të Zhvillimit dhe Bankën Botërore, nisi projekti për vensojen e pullave të sigurisë ky qëllimi kryesor i projektit ishte reduktimi informalitetit në sektorin privat. Duke identifikuar bizneset e paligjshme dhe duke filluar proçedurat e legalizimit te tyre, do te rriten të ardhurat e pushtetit lokal dhe qëndror.Të ardhurat do të rriten jo vetëm nga taksat e mbledhura por edhe nga kontributet shoqërore dhe shëndetësorë të punonjësve që deri tani punojnë në të zezë[1]. Në muajin Gusht të vitit 2011 projekti pilot përfundoi për Bashkinë e Korçës[2] dhe nga hulumtimi në terren por edhe deklaratat e përfaqësuesve të Bashkisë[3] vendosja e pullave të sigurisë vijon të aplikohet nga pushteti vendor. Kjo nismë e cila ndikon pozitivisht në të ardhurat bashkiake, konsiderohet e realizuar.

 

[1] http://www.rda-korca.org/sq/portfolio/pulla-e-siguris%C3%AB-e-biznesit-kor%C3%A7ar#

[2] http://www.gazeta-korca.com/gazetat/gusht2011.pdf

[3] http://telegraf.al/politike/sotiraq-filo-koha-per-korcen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]