Bashkia Korce: Tregu i bulmetit

Tregu i bulmetit.e pavertete

Premtimi: Rikonstruksion i plotë i merkatos në tregun e qytetit dhe krijim i kushteve optimale të tregtimit të produkteve të bulmetit të merkatos brenda vitit 2011.

Fakti: Gjatë këtij mandati e merkato e qytetit të Korçës ka vijuar aktivitetin duke përjetuar një sërë problematikash. Kjo sepse në këto katër vite Bashkia nuk ka parashikuar fonde të mjaftueshme për investimin në rikonstruksionin e plotë të kësaj ndërtese. Edhe pse në platformën elektorale është premtuar nga Z. Niko Peleshi që ky objekt do të rikonstruktohej i plotë brënda vitit 2011, rezulton që kjo nuk është përmbushur. Për shkak të kushteve skandaloze të këtij tregu në vitin 2012 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëroi mbylljen e këtij tregu, pasi kushtet e rënduara higjieno-sanitare, por dhe amortizimi i ndërtesës krijonin një situatë të pazakontë. Kjo godinë është me mjaft probleme, ndërkohë që ndërtimi i një cilësie të keqe, por dhe amortizimi i saj, ka bënë që ajo të dalë jashtë të gjitha parametrave, për më tepër që bëhet fjalë për tregtimin e ushqimit në të[1]. Ndërhyrja e Bashkisë është kryer për evitimin e mbylljes së këtij tregu, por nuk ëhtë ndërmarrë asnjë investim madhor për adresimin e premtimit elektoral. Kësisoj premtimi konsiderohet i parealizuar.

[1] http://www.mapo.al/2012/04/kushtet-skandaloze-aku-kercenon-te-mbylle-tregun-ushqimor-ne-korce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]