Bashkia Korce: Zonat industriale.

Zonat industriale.e pavertete

Premtimi: Planifikimi i zonave industriale në planin rregullues të qytetit, i lë vendin studimeve të nevojshme dhe promovimit të tyre për kthimin në zona ekonomike që do të kenë impakt të drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe punësimin.

Fakti: Më datë 07.03.2014, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi Rregulloren Vendore të Planifikimit të Territorit të Bashkisë Korçë[1]. Ndër të tjera në këtë dokument u parashikua edhe planfikimi për ngritjen e zonave industriale, si për ato të reja por edhe për operimin e atyre ekzistuese. Ndërsa përsa i përket zhvillimit të studimeve për kthimin e këtyre zonave në zona ekonomike, në faqen zyrtare të Bashkisë nuk rezulton të jetë kryer asnjë. Të vetmet studime janë ato për zhvillimin e infrastrukturës për rrugët dhe lagjeve të qytetit[2]. Plani i vetëm strategjik për zhvillimin ekonomik lokal dhe të biznesit është ai për periudhën 2005 – 2010, ndërsa më pas nuk ëhtë ndërmarrë asnjë iniciativë për hartimin e strategjive të reja[3]. Për pasojë, në mungesë të dokumentave përkatës për adresimin e zhvillimit të zonave industriale të miratuara në planin rregullues, premtimi mbetet i parealizuar.

[1] http://bashkiakorce.gov.al/files4users/files/RREGULLORE%20VENDORE%20E%20PLANIFIKIMIT%20T%C3%8B%20TERRITORIT%20T%C3%8B%20BASHKIS%C3%8B%20KORCE%20(1).pdf

[2] http://bashkiakorce.gov.al/site/articles.php?cid=108&t=

[3] http://bashkiakorce.gov.al/site/articles.php?cid=67&t=

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]