Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e biznE verteteeset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, përfshirë një fond të veçante për ndërhyrje të shpejta mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi.

Premtimi: Në kuadër të decentralizimit bashkiak Z. Basha premtoi se Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banorëve të blloqeve e të pallateve. Administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetarët e bizneset, do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake, të cilat do të gëzojnë edhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, përfshirë një fond të veçantë për ndërhyrje të shpejta mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi[1].

Fakti: Për të adresuar këtë premtim u miratua prej Këshillit Bashkiak vendimi nr. 17 datë 28.02.2013. Në këtë dokument u vendos vënia në zbatim të politikës “Një qeverisje vendore e decentralizuar”, nëpërmjet delegimit të funsioneve ligjore organeve të Njësive Bashkiake si dhe transferimit të fondeve financiare në raport të drejtë me funksionet e decentralizuara[2]. Kështu janë deleguar:

  1. Ushtrimi i pjesshëm i funksioneve të sigurimit të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike nga Njësitë Bashkiake brenda territorit përkatës.
  2. Ushtrimi i pjesshëm i funksioneve të kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit për territoret respektive.
  3. Ushtrimi i funksioneve të kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të cilët e ushtrojnë këtë funksion pranë Njësive Bashkiake përkatëse për territoret respektive.

Gjithashtu nëpërmjet vendimit nr. 23 datë 09.04.2013, u shtua edhe pika “d” ku theksohet se pranë Njësive Bashkiake do të punësohet 1 punonjës që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të cilët do të jenë pjesë e zyrave që mbulojnë çështje të kujdesit social[3]. Në bazë të vendimeve të mësipërme konkludojmë se premtimi për shpërndarjen e kompetencave për fuqizimin e rolit të minibashkive është i realizuar.

[1] http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/

[2] http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_%E2%80%9CP%C3%ABr_politik%C3%ABn_e_decentralizimit_t%C3%AB_disa_kompetencave_ligjore_pran%C3%AB_organeve_t%C3%AB_nj%C3%ABsive_Bashkiake_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs%E2%80%9D_660444.pdf

[3] http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._23_%E2%80%9CP%C3%ABr_nj%C3%AB_ndryshim_n%C3%AB_VKB_nr.17,_dat%C3%AB_28.02.2013,_%E2%80%9CMbi_politik%C3%ABn_e_decentralizimit_t%C3%AB_disa_kompetencave_ligjore_pran%C3%AB_organeve_t%C3%AB_nj%C3%ABsive_bashkiake_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs…_969100.pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]