Bashkia Vlore: Rritja e financave të Bashkisë për sigurimin e burimeve të mjaftueshme për realizimin e projekteve të reja prioritare.

Rritja e financave të Bashkisë për sigurimin e burimeve të mjaftueshme për realizimin e projekteve të reja prioritare.e pavertete

Premtimi: Prioriteti i dytë për kategorinë e zhvillimit ekonomik ishte rritja e financave të Bashkisë për sigurimin e burimeve të mjaftueshme për realizimin e projekteve të reja.

Fakti: Në përmbushje të këtij prioriteti synohet zgjerimi i bazës taksapaguese por edhe zhvillimi i kërkesës për financime nga donatorë të huaj. Për të vërtetuar nëse ky premtim është realizuar apo jo kemi krahasuar planifikimin e të ardhurave për Bashkinë e Vlorës për vitet e këtij mandati. Kështu për vitin 2012 ishin parashikuar 1.165.399.000 lekë të ardhura[1], nga 1.195.495.000 lekë për vitin 2010. Vihet re se në vitin e parë të mandatit të dytë të zotit  Shpëtim Gjika të ardhurat kanë pësuar zvogëlim. Në buxhetin e vitit 2013 plani i të ardhurave ishte 1.251.505.000 lekë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme me një vit më parë prej 7%[2]. Ndërkohë që për vitin 2014 të ardhurat mendohej të ishin në një nivel me vitin 2013 duke shënuar një ulje të vogël, vlera e këtij viti do të ishte 1.224.760.000 lekë[3].

Përsa i përket vitit të fundit të mandatit plani i të ardhurave është tepër i ulët, madje më i ulët edhe se viti 2010, ndërkohë që të ardhurat nga transfertat e pakushtëzuara janë në rritje. Vlera e të ardhurave gjithsej këtë vit parashikohet të jetë 1.093.351.000 lekë[4]. Për vitin 2015 rezulton se Bashkia e Vlorës do të mbledhë më pak të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Kësisoj administrata bashkiake ka dështuar në arkëtimin e të ardhurave nga baza taksapaguese, ndërkohë që në vitin e fundit të këtij mandatit po shënon të ardhura më të ulëta se në vitet e mandatit të parë. Sa më sipër, ky premtim konsiderohet i parealizuar.

[1] http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/1.%20VKB%20Nr.3,%20date%2023.02.2012%20-%20%20Buxheti%202012.pdf

[2] http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2013/2.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202013%20-%20VKB%20nr1%20%2007.02.2013.pdf

[3] http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2014/3.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202014%20-%20VKB%20nr17%2009.04.2014.pdf

[4] http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/02/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr01-DATE-29.01.2015.pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]