Bashkia Vlore:Studim i plotë i potencialeve ekonomikë të gjirit të Vlorës dhe orientimet për perspektivat e tij të zhvillimit

Studim i plotë i potencialeve ekonomikë të gjirit të Vlorës dhe orientimet për perspektivat e tij të zhvillimit.e pavertete

Premtimi: Ky studim do të jetë kushtetuta e ardhshme e biznesit. Do të ketë një guidë të plotë për të ardhmen, se ku dhe si duhet të investojë dhe të shmangim iniciativat që nuk kanë perspektivë.

Fakti: Ky studim do të kryhej me bashkëpunimin ndërmjet Bashkisë Vlorë dhe kompanive private dhe të huaja si dhe Qeverinë, për të adresuar situatën ekonomike dhe diskutimet e shumta të gjithë këtyre viteve mbi atë se çfarë do të jetë në të ardhmen gjiri i Vlorës. Ende nuk rezulton të jetë kryer një studim i tillë përgjatë këtij mandati nga Bashkia Vlorës. Asnjë informacion nuk është gjendur si në media por edhe në faqen zyrtare të kësaj bashkie. Për këtë arësye premtimi konsiderohet i parealizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]