Deficit buxhetor në masën 3 për qind të PBB, i parealizuar

e parealizuarPremtimi 93 i programit të qeverisë

Deficit buxhetor në masën 3 për qind të PBB

Statusi: I parealizuar

Qeveria në programin e saj, kapitulli II.2.8 deklaron se stabiliteti makroekonomik i vendit kërkon që  deficiti buxhetor vjetor të mos jetë më i madh se sa 3 për qind e Prodhimit të Vlerës së Shtuar.

Qeveria argumenton se “politikat aktive të rritjes ekonomike si dhe ato sociale kërkojnë si kusht ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik”. Në program premtohet se “qeveria e Integrimit Europian do të vazhdojë traditën e mirë të krijuar në këtë aspekt”.

Gjatë katër viteve 2009-2012, qeveria nuk e ka realizuar në asnjë vit objektivin për deficit buxhetor prej më të ulët se 3 për qind, pavarësisht rëndësisë që i ka dhënë në program duke e konsideruar si “kusht” për rritjen ekonomike dhe sociale të vendit. Tabela 1 tregon se deficiti buxhetor qe i barabartë me 7 për qind të PBB-së në vitin 2009 dhe u ul në 3.1-3.5 për qind në vitet e mëvonshme. Me përjashtim të vitit 2010, kur pati një përpjekje reale për mbajtjen e deficitit brenda premtimit në program, vitet e tjera premtimi nuk iu afrua realizimit. Në projektbuxhetin për vitin 2013, qeveria ka planifikuar gjithashtu deficit buxhetor në masën 3.4 për qind të PBB-së ose 48.7 miliardë lekë.

Përfundimisht, premtimi 93 për deficit buxhetor më të ulët se 3 për qind e PBB-së është në tërësi i parealizuar. Për shkak se në vitin 2010 pati një përpjekje reale të qeverisë për të respektuar programin e vet në drejtim të deficitit dhe se rezultati final nuk qe shumë mbi objektiv, ne e konsiderojmë premtimin numër 93 të realizuar pjesshëm.

Tabela 1. Deficiti buxhetor në raport me PBB

2009

2010

2011

2012

Deficiti vjetor mln lekë[i]

-80,883

-38,051

-45,877

-48,000[ii]

PBB miliardë lekë[iii]

1,151

1,238

1,315

1,385

Deficiti/PBB

-7.0

-3.1

-3.5

-3.5

 

 

 

 



[ii] Akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2012 nuk qe publikuar ende zyrtarisht në çastin e hartimit të këtij raporti, por media raportoi se sipas këtij akti, deficiti do të rritet nga 41 në 48 miliardë lekë. http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=246982 Aksesuar më 3 dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]