Goditja e monopoleve, premtim i parealizuar

Goditja e monopoleve.

e pavertetePremtimi: Qeveria ka premtuar luftë kundër monopoleve, çka do të garantonte konkurrencë të ndershme mes bizneseve në treg, por edhe përfitime për qytetarët.

Përshkrimi i situatës: Monopolet mbeten një ndër shqetësimet kryesore të tregjeve në Shqipëri, me pasoja jo vetëm për funksionimin normal të tregjeve, por edhe për qytetarët që nuk përfitojnë shërbime cilësore dhe me çmime konkurruese. Monopole janë vendosur në disa tregje nëpërmjet kontratave koncesionare të lidhura, si koncesioni i pullave fiskale, markimi i karburanteve, skanimi i kontenierëve, koncesioni i Portit të Durrësit, si dhe ai i kolaudimit të automjeteve.

Fakti: Që në fushatë elektorale, qeveria premtoi goditje të monopoleve. Ky qëndrim u ritheksua nga Kryeministri Edi Rama pas marrjes së pushtetit. Ai deklaroi në seancën plenare të 31 tetorit 2013 se “do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe do të gjejmë në ajër, në det e në tokë. Konkurrenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet. Çdo kompani do të ketë mes nesh respektin më të madh dhe çdo kompani do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim”.

Koncesioni i parë që qeveria anuloi ishte ai i skanimit të kontenierëve dhe më 14 gusht 2014, kompania Rapiscan çoi çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. Kjo marrëveshje koncesionare parashikonte financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit. Koncesioni hasi që në fillim kundërshtimin e bizneseve, ndërsa në qershor të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave, rishikimin e kontratës koncesionare, me argumentin se bie në kundërshtim me nenin 33 të MSA-së.

Një tjetër koncesion i paralajmëruar nga qeveria për t’u anuluar është ai i kolaudimit të automjeteve. Më 24 janar 2014, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi liberalizim të tregut të kolaudimit të automjeteve, duke mos përjashtuar mundësinë e anulimit të kontratës koncesionare. Por në këtë drejtim, nuk ka hapa konkrete.

Një tjetër koncesion që qeveria është zotuar të anulojë është ai i pullave fiskale. Më datë 12 nëntor 2014, Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria ka nisur negociatat me kompaninë që ka koncesion dhe duhet pritur përfundimi i tyre.

Koncesionet monopol që pritet të anulohen:

  1. Koncesioni i skanimit te kontenierëve;
  2. Koncesioni i kolaudimit te automjeteve;
  3. Koncesioni i pullave fiskale;
  4. Koncesioni i markimit të karburanteve.

Duhet parë se çfarë masash konkrete do të merren në vijim. Në bazë të ndryshimeve të bëra deri me tani, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i  parealizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]