Premtimi 61, portet me koncesion, e parealizuar/e pavërtetë

e parealizuarProgrami i qeverisë për vitet 2009-2013, në pikën II.2.3. SHPENZIMET PUBLIKE TË ORIENTUARA NË SHËRBIM TË ZHVILLIMIT EKONOMIK. TRANSPORTI. ENERGJIA. UJI, premton mes të tjerave:

“Investimet në infrastrukturën portuale do të synojnë rritjen e kapaciteteve përpunuese të porteve të Durrësit, Vlorës e Shëngjinit, Sarandës. Ndërkaq, nëpërmjet partneritetit publik-privat do të ndërtohen porte të reja për qëllime tregtare, industriale apo turistike”[i].

 

Premtimi: Ky premtim i qeverisë është i dyfishtë. Nga njëra anë premtohet rritja e kapaciteteve përpunuese të porteve ekzistuese dhe nga ana tjetër, premtohet ndërtimi i porteve të reja përmes partneritetit publik/privat, pra me koncesion.

Të dhënat e disponueshme

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në faqen e saj zyrtare, ofron të dhëna për trafikun në porte për vitet 2000-2006[ii]. Instituti i statistikave në databazën e saj ofron të dhëna për periudhën 2005-2011[iii].

Në të dyja rastet, nuk raportohen të dhëna për kapacitetin maksimal përpunues të porteve, por volumin faktik të përpunuar. Në këtë pikëpamje, premtimi për rritjen e kapaciteteve përpunuese të porteve ekzistuese nuk mund të verifikohet me të dhënat statistikore të publikuara.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2011, sasia e mallrave të përpunuara në portet shqiptare në tërësi qe afro 4.1 milionë tonë, ndërsa në vitin 2008, qe 4.7 milionë tonë. Porti i Durrësit zë rreth 85 për qind të volumit të punës.

Sa i përket premtimit të dytë, ndërtimit të porteve të reja me koncesion, qeveria shqiptare ka nënshkruar disa kontrata koncesionare në këtë fushë, por asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet.

Kontrata

Qeveria prezantoi dhe nënshkroi një kontratë koncesionare me kompaninë ZUMAX AG[iv] në vitin 2009, disa muaj para zgjedhjeve[v].

Projekti premtonte 1.2 miliardë euro investime[vi] për ndërtimin e një porti me kapacitet përpunues 3 milionë konteinerë në vit[vii].

Kështu u premtua ndërtimi i një nga 40 portet më të mëdha në planet[viii] dhe një nga shtatë portet më të mëdhenj në Europë[ix].

Lajmet e fundit mbi këtë projekt datojnë nga koha kur kompania mori kontratën koncesionare. Faqja e internetit të kësaj kompanie[x] ka mbetur e papërditësuar që nga viti 2010.

Rrjedhimisht pjesa e dytë e premtimit për ndërtimin e porteve përmes partneritetit publik/privat, mbetet e parealizuar, e pavërtetë.

 

 



[i] http://km.gov.al/?fq=preprog/programi Aksesuar më 28 mars 2013

[x] http://zumaxag.com/about.html Aksesuar më 28 mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]