Prezantohet Raporti mbi Punen e Qeverise per 365 dite

IMG_1160

Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste dhe nga angazhimet e marra në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet nismave ligjore,  u identifikuan 25  premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 365 ditëve të para. Nga këto premtime, 6 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 7 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 2 konsiderohen si të pamatshme dhe 9 premtime konsiderohen të parealizuara.

Pjesë e raportit janë disa premtime që logjikisht mund të kishin qenë të përfshira në një premtim të vetëm, për shkak se i përkasin të njëjtës fushë dhe të njëjtit qëllim, mirëpo skuadra “vertetëmatësi” ka vendosur ti mbaj të ndara për shkak se premtimet janë bërë në fjalime të ndryshme elektorale, ato janë analizuar të ndara.

IMG_1170Pjese e këtij raporti nuk janë premtimet e analizuara në 3 muajt e fundit të vitit 2013 për shkak se nuk kemi dashur të krijojmë konfuzion ndërmjet periudhave kohore të premtimeve, si dhe për të qenë koherent me periudhat e premtimeve të deklaruara gjatë fushatës elektorale nga Partia Socialiste, periudha që përkojnë me 100 ditët e para dhe vitin e parë të qeverisjes Janar 2014-Dhjetor 2014. Pavarësisht këtij elementi kohor nuk mund të lemë pa përmendur disa nga premtimet e parealizuara që përkojnë me tre mujorin e fundit të vitit 2013 të cilat janë dhe do të jenë në proces monitorimi dhe verifikimi nga skuadra “vertetëmatësi” për të konstatuar nivelin e realizimit të tyre.

Në këtë kuadër vlen të përmendet premtimi për “Vendosjen nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave”. Nga ballafaqimi i fakteve rezulton se INSTAT vazhdon të mbetet nën varësinë direkte të kryeministrit, duke e lënë ende të parealizuar këtë premtim. Për institucione të tilla që mbeten kapitale publike në shërbim dhe mbrojtje të publikut dhe mirinformimit të tij, nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i politikës për të qenë objektiv dhe i pavarur, por kërkohet se pari pavarësi institucionale nga organet ekzekutive dhe me pas integritet dhe vullnet të mirë nga drejtuesit.

Një tjetër premtim i parealizuar në kuadër të 100 ditëve të para të qeverisjes është ai  për “Rikthimin e përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara”. Edhe për këtë premtim nuk është ndërmarrë ende asnjë iniciativë ligjor apo ndryshim i kuadrit ligjor aktual për ti rikthyer përfitimet ligjore kësaj kategori të popullatës. Një tjetër premtim i parealizuar është ai për “Rishikimin e koncesionit për Portin e Durrësit. Për këtë koncesion ka shumë argumente dhe fakte nga institucionet e pavarura të kontrollit, KLSH, për procesin e parregullt që është kryer me këtë koncesion. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë çështje rezulton se procedurat e dhënies me koncesion të Portit, si dhe zbatimi i kontratave me privatët, janë kryer në shkelje të ligjit. Në këtë kuadër, Kontrolli i Larte i Shtetit ka bërë kallëzim penal për ish drejtorin e përgjithshëm të autoritetit portual durrës, si dhe janë kallëzuar 4 ish drejtorë të këtij autoriteti dhe 4 punonjës të Ministrisë se Transportit dhe Infrastrukturës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i shkaktuar një dëm ekonomisë dhe buxhetit të shteti prej 16.9 milion euro. Megjithëse është kryer një proces auditimi nga KLSH, koncesioni i portit të durrësit vazhdon të mbetet në të njëjtat kushte kontraktuale dhe nën të njëjtën firmë koncesionare që e zotëron këtë koncesion.

Këtu mund të shkarkoni raportin e plotë në version PDF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]