Rreth projektit

MJAFT është investuar në futjen e mënyrave të reja e të efektshme për të mbajtur zyrtarët publikë të përgjegjshëm, si dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me këto çështje. Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë historisë së saj, me këtë nismë MJAFT, po përpiqet te ofroj për publikun një mënyrë inovative për të analizuar çështjet sociale, kulturore dhe politike. Me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve rajonal  Zashto NE (Bosnja & Hercegovina), Metamorfoza (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), dhe Qendra për Transparencë Hulumtime dhe Përgjegjësitë (Serbi), MJAFT-i është organizata e parë që po implementon një projekt të tillë në Shqipëri. MJAFT ka treguar gjatë gjithë historisë së saj se mund te realizoj me sukses nisma te tilla të cilat zbatohen në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë.

Bashkia Tirane: Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve, i realizuar

Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, […]